Gjendet i vdekur boksieri shqiptar, dyshohet se u ther me thikë
Boksieri shqiptar Liridon B është gjendur i vdekur në një hekurudhë në stacionin e trenit Gunzenhasuer në Gjermani.
Ish kampioni ishte gjendur i vdekur, ku kishte marrë plagë nga një mjet i mprehtë, kështu raporton mediumi i njohur gjerman "Bild".
Liridoni deri vonë ishte parë si një ndër talentët me të ardhme të ndritshme në boks, por sipas trajnerit të tij Ralf Markert shoqëria e keqe ndikoi të vinte në këtë gjendje.
"Pas kësaj ai rrëshqiti në rrugën e gabuar. Shokë të rremë, drogë, paraburgim për të mitur. Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të boksonte përsëri. Ai premtoi se nuk do ta bënte më m**. Por një vit më parë ai më në fund ndaloi së luajturi", deklaroi ish trajneri i tij.

Raporti shton se Liridoni në orën 6 të mëngjesit kishte goditur me thikë shokun e tij, Andreas M, i cili u dërgua në klinikë.
Ndërsa, pas vetëm dy orë e gjysmë boksieri me rrënjë shqiptare ishte gjendur i vdekur, me policinë që ka hedhur poshtë mundësinë që Andreas mund ta ketë vrarë.
Në fundin e raportit gjithashtu thuhet se ekziston mundësia që Liridoni ta ketë vrarë vetën me thikë në rast që ka qenë i droguar.