Hykmete Bajrami nervozohet me ministrin Murati, e quan injorant
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhur kritika ndaj ministrit Murati lidhur me deklarimet e këtij të fundit se Lidhja Demokratike ka votuar kundër propozimit të tij për ndihmën prej 100 eurove për tatimpaguesit.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Bajrami ka shkuar deri në atë masë sa ta quaj injorant Muratin.
“Ministër, je gabim dhe më vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qenë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, shkroi ndër tjerash Bajrami.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
