Shala: Ministri Murati ia ka ndarë 750 mijë euro AKP-së për paga e meditje për dy muaj - NACIONALE

Shala: Ministri Murati ia ka ndarë 750 mijë euro AKP-së për paga e meditje për dy muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka bërë të ditur se ministri i Financave me vendim të veçantë ka ndarë mbi 750 mijë euro paga dhe meditje për dy muaj për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ai ka thënë se në kohën kur pritej që të shuhej kjo agjenci, Qeveria dhe bordi i AKP-së me anë të një rregullore kishin miratuar vendimin për uljen e pagave, por sipas tij, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi pagat janë realizuar njejtë dhe pa u zbritur.

Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Reagimi i tij:

Ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022

Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave.

E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare.

Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së.

Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njejtën metodologji, me të njejtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara.

Lajme të ngjashme