Hutim me lojë fjalësh nga Kurti për Asociacionin dhe reagimi i BE-së, Mehmetaj: “Qysh do Serbia ua dha ky” - NACIONALE

Hutim me lojë fjalësh nga Kurti për Asociacionin dhe reagimi i BE-së, Mehmetaj: “Qysh do Serbia ua dha ky”

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Iu kthye zhdërvjelltësisë verbale të thurrjes së fjalëve hutuese për të refuzuar të përgjigjet për çështjen me të cilin vendi është kushtëzuar në secilin hap integrues euro-atlantik: Asociacionin.

Mund të bëj Asociacion të argumenteve në diskurs, ose asociacion të projekteve në program, por nuk mund të bëj asociacion të komunave në Republikë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Draft-Statuti të cilit e pati pagëzuar për “krahasamisht më të mirë se ç’ka qenë” – por, të cilin e refuzoi vetëm më vonë si një “jo-dokument” – mbetet kërkesa e kushti kyç karshi Kosovës në secilën derë të trokitur diplomatike: i.e Neni 7, Marrëveshja e Ohrit.

S’shkoi as një ditë Bashkimi Evropian i reagoi Kurtit se “nuk mund të heqësh dorë nga përgjegjësitë” – i,e: obligimet e marra dhe i qëndroi draft-Statutit të Asociacionit të njohur formalisht në konkluzione të Komisionit Evropian.

Drafti iu prezantua kryeministrit Kurti personalisht nga ndërmjetësuesi i BE-së së bashku me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së".

"Në një takim të nivelit të lartë në mbështetje të dialogut në prani të presidentit Macron, kryeministrit Meloni dhe kancelarit Scholz, të dyja palët pranuan në parim Draft Statutin Evropian”, tha Peter Stano për “Kosvoapress”.

Për gazetarin Lirim Mehmetaj, s’kemi të bëjmë me asgjë tjetër përveç se me një “llafazan të padobishëm” – thotë ai – “...të padobishëm për Kosovën e të nevojshëm për Serbinë”.

Deklaratat e tij të fundit janë veç një tjetër dëshmi e punës së tij të dëmshme”.

Mehmetaj rikthen lartësimin që Kurti i bënte Marrëveshjes Bazike/Ohrit – që është qendërzuar në autonomi territoriale serbe – para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Aty, rrufeshëm, Kurti e proklamonte këtë marrëveshje si “suksesi më i madh në politikën e jashtme të Kosovës”.

Mehmetaj, në dritën e kësaj, pyet:

Si është e mundur që ky edhe del para qytetarëve e thotë se marrëveshja që e ka arritur është më e mira në historinë e shtetit të Kosovës, marrëveshje që e ka Asociacionin brenda, e më pas të dal e të thotë se unë nuk bëj Asociacion, që rrjedh pra pikërisht nga marrëveshja ‘e suksesshme’ që vetë e ka arritur?”, tha Mehmetaj për Nacionale.

Mehmetaj e sheh Albin Kurtin të ndërrueshëm varësisht se kur dhe për çka: andaj edhe thotë se “më s’ka rëndësi as çfarë flet”.

Shembullin e fundit e keni me VMRO-në në Maqedoni, që para një kohë thoshte saktësisht se ‘janë në grusht të Vuçiç-it” e tani ka aleancë qeveritare me ta, përmes patericës patetike të tij në Maqedoni të Veriut”, tha ai.

Lirim Mehmetaj, e sheh Kurtin në favor të Serbisë; dhe këtë e arsyeton me gjenndjen e vendit të sanksionuar ndërkombëtarisht, “...e të dyshuar si shtet e si shoqëri”.

Ky kur ishte luftë, kërkonte paqe, kur erdhi paqja kërkonte luftë. Në prag të pavarësisë zotohej se ajo nuk vjen, e kur erdhi tha se nuk mjafton. Kur ishte në opozitë kërkonte ndërprerje të dialogut e tash në qeveri lut Serbinë për udhëtime drejt Brukselit. Dikur vendoset kushte për Serbinë, tash i pranon edhe kushtet e Serbisë”, tha ai.

Dikur thoshte se bisedimet me Beogradin kalojnë nga Tirana, tash për hir të Beogradit ka ndërprerë raportet me Tiranën. Me një fjalë, ky është produkti më i suksesshëm i politikës së Serbisë në Kosovë që ja dha shtetit serb atë që dukej e pamundur për ta arritur: Kosova nën sanksione, e dyshuar si shtet e si shoqëri!”, shtoi Mehmetaj.

Krejt në fund, thptë Mehmetaj, “qëllimi i tij final është shkatërrimi total i shtetit dhe i shoqërisë. Nuk do të ndalet, po nuk e ndalëm”.

Lajme të ngjashme