Hoxhaj i PDK-së: Nuk besoj që ajo që çfarë ka ndodhur të dielën mund të jetë sulmi i vetëm
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur më 24 shtator, mund të mos jetë i vetmi nga Serbia.
I ftuar në T7, Hoxhaj ka thënë se kanë pritur në vitin 2008 që Serbia do të bëjë vetëm luftë diplomatike kundër Kosovës.
“Nuk besoj që ajo që çfarë ka ndodhur të dielën mund të jetë sulmi i vetëm dhe i izoluar.” - ka thënë Hoxhaj.
”Ne kemi pritur pas vitit 2008 që Serbia do të bëjë një luftë diplomatike kundër Kosovës dhe tash nëse ka pasur përpjekje që vetëm të kemi beteja diplomatike me Serbinë. Përdorimi i një komande teroriste për të bërë aneksim të veriut, do të duhej të ndërgjegjsonte Qeverinë që si të sillej politikisht.” – ka shtuar ai ndër të tjera.
Ndër të tjera, deputeti i PDK-së ka folur edhe për presidenten Osmani, kryemiistin Kurti dhe ministren e Jashtme, Gërvalla ku ka thënë se ata duhej të ishin nëpër qendrat kryesore perëndimore për takime rreth kësaj situate.
