Pas Britanisë, edhe Rumania pritet të sjellë rreth 100 trupa në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare ka bërë të ditur se do të dërgojë edhe 200 trupa në misionin e NATO- në Kosovë pas situatës së re në veri të vendit.
Në njoftim thuhet se ushtria rumune do të shtojë numrin e forcave të saja të dislokuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“Pas autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në lidhje me forcat shtesë për të menaxhuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, Rumania do të vendosë në të ardhmen e afërt një nën-njësi në nivel kompanie, të emëruar si pjesë e rezervës strategjike në dispozicion të SACEUR, brenda operacionit të NATO-KFOR-it në Kosovë. Rumania ka marrë përsipër, si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i BE-së, përkushtimin për të kontribuar me forca dhe mjete ushtarake në përpjekjet për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar ministria në fjalë, transmeton Klan Kosova.
