Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë - NACIONALE

Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar gjendjen në veri te vendit pas sulmit terrorist ne Banjskë.

Cramon, ka kërkuar që edhe Gjermania të ndjek shembullin e Britanisë së Madhe, duke rritur numrin e trupave ushtarakë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar Viola von Cramon.

Lajme të ngjashme