“Ka qenë vendore dhe ndërkombëtare”: Osmani e demanton pretendimin e Abdixhikut se lista e përbashkët e opozitës ka qenë ide e PDK-së
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, e ka dëmtuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me idenë e bashkimit të opozitës në një listë të përbashkët zgjedhore. Ajo ka mohuar pretendimin e kryetarit të LDK-së se kjo ide ka qenë e PDK-së.
Në një intervistë në “Debat Plus”, Osmani ka treguar se një ide e tillë i është prezantuar edhe asaj.
Bartësja e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit ka bërë me dije se kjo ka qenë ide vendore dhe pak ndërkombëtare.
Sipas saj, ky propozim është shtyrë nga njerëz të partive të ndryshime në Kosovë.
“Ka njerëz të ndryshëm në parti të ndryshme që mund ta duan një gjë të tillë dhe kjo dëshirë në disa përmasa ka qenë edhe vendore dhe pakëz ndërkombëtarë. Ka qenë ide që është plasuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, më është prezantuar edhe mua. Kanë qenë ide që të këtë koalicion parazgjedhor PDK, LDK, AAK, Nisma e të tjerë. Të gjithë në një bllok të përbashkët”, ka treguar ajo.
Ish-presidentja ka theksuar se ajo ishte propozuar që ta udhëheq këtë listë.
“Pra, ka pas ide të tilla. Për mua kjo gjë ka qenë totalisht e papranueshme. Më është thënë: eja ti, prij kësaj liste të përbashkët. Natyrisht se ka qenë ide e papranueshme. Më shumë kanë qenë njerëz, individë nga kampe të ndryshme. Unë kam qenë kundër një ideje të tillë, ka qenë kundër edhe Lumir. Jemi të dy kundër edhe sot”, ka thënë ajo, duke treguar se pse e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
“Jam e bindur që nuk është në interes të LDK-së që të bëhet një shkrije e tillë të të gjithëve bashkë. Kjo do ta hante përbrenda LDK-në. Unë nuk shoh që do të kishim përkrahje qytetare në një ide të tillë. Prandaj edhe e kemi parandaluar. Kjo është edhe njëra prej shumë arsyejeve pse jam bashkua me LDK-në në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.
Ndër të tjera, ajo ka bërë me dije se ende ekziston një ide e tillë.
“Tani qarkullon në mesin e njerëz një ide e tillë përsëri. Nuk e di sa është serioze, por nuk duhet të lejojmë një gjë të tillë. Nuk është në interes të Kosovës. Pra, ide nuk është që brenda këtyre numrave aktual në Kuvend, por të dërgohet vendi në zgjedhje, të bëhet gjithë të tjerët bashkë. Nuk është në interes të Kosovës. Natyrisht unë beso që partia e parë do të përfitonte shumë nga një logjikë e tillë. Nuk është në interes të LDK-së, nuk jemi pro, nuk do të jemi pro dhe do ta luftojmë një ide të tillë. Sepse jam e bindur që elektorati i LDK-së nuk e do një gjë të tillë”, është shprehur Osmani.
Kjo ide ishte nxjerr në publik javën e kaluar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë një interviste në Rubikon, ai kishte pretenduar se ideja e një liste të përbashket të opozitës kishte dal nga PDK-ja.
sipas tij, në një gjë të tillë nuk kishte gisht Bedri Hamza.
“Se që ka një ide e cila po me frikëson shumë. Është ide e PDK-së kështu. Dhe nuk po them për Bedri Hamzën, sepse ai është burrë i jashtëzakonshëm”, kishte thënë Abdixhiku.
Edhe numri një i LDK-së kishte thënë se kjo ide do të favorizonte Albin Kurti.
“Është një far skeme që e kom parë, në të cilën portretizohet që opozita të bëhet bashkë. Pra, shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë e bëjmë bashkë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në e bëjmë një listë e qesim një kandidat dhe ia japim Kurtit 80 për qind”, ka thënë Abdixhiku.