Hoxhaj dënon sulmet e VV-së: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, vetëm kështu i jepet fund krizës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmet e zyrtarëve të VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka bërë me dije se këto sulme janë të papranueshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen.
“Një republikë, nëse mund ta mbani.” - Benjamin Franklin. Ruajtja e një republike kërkon përgjegjësi, respekt për Kushtetutën dhe vullnet për të mbrojtur rendin demokratik në çdo rrethanë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është dëshmi se ky rend u sulmua qëllimisht nga një pushtet që zgjodhi bllokadën dhe krizën mbi ligjshmërinë. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhet të respektohen. Vetëm kështu i jepet fund krizës, kaosit dhe anarkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.