Hovenier: ShBA-të nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese - NACIONALE

Hovenier: ShBA-të nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier e ka ripërsëritur faktin se ShBA-të nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese.

Këto deklarime ai i bëri në një intervistë dhënë RTV Dukagjinit. Hovenier, ka pohuar se Asociacioni është obligim nga Qeveria e Kosovës, konform marrëveshjeve të mëparshme, ndërsa ka shtuar se i gjithë ky organizim i Bashkësive të Komunave do të jetë sipas vendimit të Kushtetës së Kosovës të vitit 2015.

"E kam thënë, po e rithem dhe me siguri se do ta them sërish: ShBA nuk po i kërkon Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese. Është thelbësore për përpjekjet efektive të Qeverisë së Kosovës për të adresuar shqetësimit e komunitetit serb.

Ata e kanë kërkuar këtë. Me 31 janar isha nikoqir i një takimi me shumë hisedarë ku u diskutua çështja e Asociacionit. Të gjithë pjesëmarrësit entikë serbë u pajtuan njëzëri se duhet të themelohet një lloj Asociacioni.

Ne e mbështesim këtë dhe e shohim si mjet të rëndësishëm për t'ia siguruar atij komuniteti, për të siguruar se shqetësimet e atij komuniteti, adresohen dhe mbrohen"/

Më pas, theksoi faktin që vendi që ai përfaqëson, nuk po i kërkon Kosovës të bëjë diçka që nuk është në dokumentin më të lartë juridik të shtetit.

2Por, dua të jem i qartë. E kam thënë dhe me siguri se do ta rithem: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka që nuk është në Kushtetutën e saj".

Kjo nuk ishte e vetmja garanci nga ambasadori. Shkëlqesia e tij shtoi se ShBA nuk do të mbështetë asnjëherë diçka që ngjason me Republikën Serbe në Bosnje.

"Nuk do të mbështesim asnjëherë, diçka si Republika Serbe. Asnjë grimë sikur ajo. Ne vetëm po kërkojmë një Bashkësi të Komunave me Shumicë Serbe, që bashkërenditë më mirë funksionet që këto komuna kanë i kanë sipas Kushtetutës së Kosovës."

Në njërën nga pjesët, pa diskutim se komentoi edhe zhvillimet e fundit në Bruksel. Siç tha ai, mbështesin këto negociata, por duhet pasur parasysh faktin se të njëjtat janë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

"Ne natyrisht që i mbështesim këto negociata. Këto lehtësohen nga Bashkimi Evropian dhe padyshim se është detyrë e emisarit të posaçëm që të përcaktojë ritmin dhe fushëveprimin e atyre negociatave".

Në fund fare ai foli edhe për përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje, ose thënë më mirë propozim.

"Natyrisht. Së pari do të thoja që mas muajsh të spekulimeve, propozimi u publikua, tani që të dy udhëheqësit u pajtuan, se nuk ka më nevojë që të negocionojnë më tej për këto parime. Siç e kemi thënë, ne e kuptojmë, ata janë pajtuar në parim.

Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Ne mendojmë, ShBA beson dhe nuk jemi të vetëm në këtë se kjo paraqet ujdinë më të mirë që është e mundur në këtë rast për të çuar përpara çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Aty janë një varg gjërash që mendojmë se janë në interes të Kosovës. referenca e paprekshme e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtjen e pakicave kombëtare, pajtimin për të zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimet se palët do t'i njohin dokumentet e tyre etj.".

Lajme të ngjashme