Haradinaj: Nëse janë të vërteta raportimet për ambasadorin Berishaj, ky është skandal global - NACIONALE

Haradinaj: Nëse janë të vërteta raportimet për ambasadorin Berishaj, ky është skandal global

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ish-kryeministri tha në T7 se nëse të dhënat që po qarkullojnë, dalin të vërteta, atëherë është një skandal me përmasa globale.

“Nëse këto të dhëna që po qarkullojnë, që janë 14 milionë, dhe që vetë po aludon shkruesi që kanë përfundu te Guxo dhe Vetëvendosje, nëse janë të vërteta, ky është skandal global, i përmasave globale. Nuk është më i madhi në Kosovës e në Ballkan”, - tha Haradinaj.

Rreth këtij rasti, kreu i AAK-së ka një këshillë.

Unë ua kisha jep një këshillë, ndanu sa ma shpejt prej kësaj afere, sepse heshtja e tyre dhe mbrojtja e këtillë nuk e ndihmon askënd”, tha ai.

Lajme të ngjashme