"Ia q**e nanën": Haradinaj pranon sharjen në takimin me Kurtin - NACIONALE

"Ia q**e nanën": Haradinaj pranon sharjen në takimin me Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar sharjen që e ka bërë para disa javëve në zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti gjatë takimit të Kurtit me liderët e opozitës.

Haradinaj ka thënë se sharja nuk ka qenë personale dhe e drejtuar për Kurtin, por për vendin.

Sipas tij të gjitha këto cilësime dhe kritika që ja ka bërë Kurtit, janë pasi që sipas tij i dhemb vendi.

“Shumicën e kritikave edhe cilësimeve kur ja kom bo Kurtit, mashtruesi ose kryemashtruesi, ose një budalla ose shtëpi e budallëve mos harroni se e kanë një sinqeritet. Unë kom mujt me u fshehë edhe mos mi thon ato që i thom, e kanë një sinqeritet. Se unë po i tregoj o kat shihet mashtrimi, so kat bon punë, mos me mashtrim, tregoju njerëzve bonu i sinqertë se o gjendja ndryshe mashtrimi nuk të ndez. Veprimet e budallme nuk mujt me ti afru një mas një, n’dom të vendit edhe kur i kom bo këto cilësime edhe kur i bëj prap, ja kom bo edhe n’zyre, unë i kom thon Kurtit në zyre të vet dil pej këtij qorrsokaki që je ka hynë në veri, se po ja k**ë nonën vetës edhe vendit. Po pse ja kom thonë unë kta, se mu m’dhemb vendi”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Kreu i AAK-së është pyetur nga gazetari nëse sharja direkt ndaj Kurtit, i njëjti ka thënë se jo.

Ky takim ishte thirrur nga Kryeministri Kurti, dhe pjesëmarrës ishin partitë opozitare.

Haradinaj përkundër, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Memli Krasniqit të PDK-së, kishte lënë takimin në gjysmë dhe duke u tërhequr nga takimi, kreu i AAK-së kishte sharë.

Rreth kësaj Gazeta Nacionale kishte raportuar e para.

Lajme të ngjashme