Haradinaj me apel drejtuar BE-së dhe ShBA-së: Ndërhyni për ta qetësuar situatën - NACIONALE

Haradinaj me apel drejtuar BE-së dhe ShBA-së: Ndërhyni për ta qetësuar situatën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Shteti i Kosovës duhet të shfrytëzoj të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen e barrikadave.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka apeluar te Bashkimi Evropian dhe të Shetet e Bashkuara të Amerikës që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.

Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t'i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme