Hamza diskuton nevojën e "rritjes së koordinimit" në takimin me ambasadorin francez - NACIONALE

Hamza diskuton nevojën e "rritjes së koordinimit" në takimin me ambasadorin francez

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Gjatë takimit, Hamza tha se bisedoi me Guerot për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet e interesit dypalësh si dhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Postimi:

Ishte kënaqësi bashkëbiseda e sotme në Mitrovicë me Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Ne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë. Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore.

Lajme të ngjashme