Grabitje me armë në një pompë derivatesh në rrugën Kaçanik - Ferizaj
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë derivatesh në magjistralen Kaçanik – Ferizaj.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se dy persona me motoçikletë dyshohet të kenë kryer grabitjen.
Sipas Shabanit të dyshuarit kanë grabitur 600 euro.
“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 600 euro në pompë të derivateve.” – ka bërë të ditur Shabani.
