Gjuha e Kurtit për Blinkenin kritikohet edhe nga disa mbështetës të kryeministrit: Kjo gjuhë është e papranueshme - NACIONALE

Gjuha e Kurtit për Blinkenin kritikohet edhe nga disa mbështetës të kryeministrit: Kjo gjuhë është e papranueshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Replikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, për situatën në veri po cilësohen si të dëmshme për Kosovën. Cilësimi i qëndrimeve të kryediploamtit amerikan si naive nga kryeministri Kurti, nuk po pranohen as nga mbështetësit e vetë kryeministrit kosovar.

Ata kanë bërë me dije se këto qëndrime të shefit të ekzekutivit janë në kundërshtimin me interesat e Kosovës.

Analisti Sadri Ramabaja kanë bërë me Kurti duhet të kurset nga një gjuhë e tillë.

Në emision “Pressing” të T7, Ramabaja ka thënë se kjo gjuhë e shefit të ekzekutivit kosovarë nuk është në përputhje me interesat e Kosovës.

Që është i padrejtë ia thanë dhe profesorët eminent amerikan. Pjesa e dytë e fjalisë do të thosha se do të duhej kursyer. Sepse nuk përkon me interesin nacional tonin dhe mund të jetë i dëmshëm”, ka thënë ai.

Edhe nga analisti Jusuf Thaçi janë kritikuar këto qëndrime të kryeministrit.

Ajo ka thënë se deklarimet e Kurtit për diplomatin e lartë amerikane janë të papranueshme.

Sa i përket gjuhës, edhe unë pajtohem se është absolutisht e papranueshme, për më tepër edhe e panevojshme që me u quajt naiv qëndrimi i sekretarit të shtetit. E pa drejt është në rregull, sepse në unë të fundit e padrejtë është fjalë më neurtale. Kurse naiviteti nënkupton shumë më shumë. Sidomos kur flet për dike që ka mjatueshëm resurse për të marrë qëndrime çfarë është duke marrë. Pra, është gjuhë e papaershtashme dhe e papranueshme”, ka thënë Thaçi.

Opozita e shqetësuar me fjalët e Kurtit

Ndaj qëndrimeve të kryeministrit Kurti për sekretarin amerikan ka reaguar edhe opozita.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky fjalor i kryeministrit është e ngjashëm me atë zyrtareve rus.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka kërkuar që të ndryshohet kjo qasje.

Sot për sot, ju siguroj se sjelljet e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, dhe të gjithëve që janë në institucione, në pushtet, janë tipike Medvedev e Putin. Pra, me e detyru sekretarin e shtetit me përdor atë gjuhë ndaj nesh dhe po ashtu ky me përdor atë gjuhë që ka përdor, ku është dallimi mes Rusisë dhe Amerikës edhe Amerikës dhe Kosovës. Merreni fjalorin e Putinit, të Medvedevit, apo Llavrovit dhe merrne fjalorin e Kurtit”, ka thënë Haradinaj.

Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar gjuhen e Kurit ndaj sekretarit Blinken.

Ish-kryeministri Hoti ia ka kujtuar kryeministrit Kurti informacionet që ambasadori amerikan ia kishte dhënë vitin e kaluar për situatën në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushtetarët që e kritikojnë kryediplomatin amerikan nuk dinë çfarë bëjnë.

Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet. Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar Hoti.

Çka thanë Kurti dhe Blinkeni?

Aksionet e Policisë së Kosovës për t`i dërguar kryetarët e veriut në zyrat e tyre komunale ishin kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Më e ashpër në këtë drejtim ishte SHBA-ja. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në llogarinë e tij në “Tëitter” kishte kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri.

Veprimet e Policisë së Kosovës, sipas tij, kishin qenë masa të dhunshme.

Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, kishte shkruar Blinken.

Këto fjalë nuk i kishin pëlqyer kryeministri Albin Kurti.

Në një prononcim për gazetën e njohur britanike “The Guardian”, Kurti ka thënë se deklaratat e kryediplomatit amerikan janë të padrejta dhe naive.

Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por përfundimisht nuk ishte e dobishme”, ka vlerësuar Kurti.

Lajme të ngjashme