Kurti: Kryetarët të dalin në punë sepse për atë paguhen, bandat ose të shkojnë në Serbi ose i çojmë në burg - NACIONALE

Kurti: Kryetarët të dalin në punë sepse për atë paguhen, bandat ose të shkojnë në Serbi ose i çojmë në burg

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve lidhur me situatën e fundit në veri.

I pyetur nëse do të bëjnë ndonjë kompromis, Kurti ka thënë se bandat kriminale ose duhet të largohen për në Serbi, ose Kosova do t’i çojë në burg.

“Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës, prej të cilëve duhet të çlirohet edhe republika jonë edhe komuniteti serb. Për këtë e kemi mbështetjen e Amerikës”, tha Kurti.

“E fundit unë natyrisht që mund ta paramendojë zvogëlimin e policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shoviznimit të djathtë ekstrem, që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi ose t’i cojmë në burg. Nuk ka mundësi që mos t’i mbrojmë asetet e Kosoës nga banda të tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne e zvogëlojmë”, tha Kurti, raporton Nacionale.

Ai u pyet edhe për kryetarët e PDK-së në komunat veriore që nuk po dalin në zyrë, pra që i kanë dëgjuar kërkesat e Amerikës. Kurti tha se kryetarët duhet të dalin në vendet e tyre të punës, sepse për ata paguhen.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur ndonëse dalja në zgjedhje ka qenë e ulët, janë kryetarë legal të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë dhe normaa për shkak të trysnisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet. Trysni që ka qenë me kërcënime e shantazhe. Ata kandidatë që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën sepse për këtë paguhen. Vendi i punës duhet të jetë në ndërtesën publike, sepse ndërtesa publike është e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme sikur koha me pandeminë që edhe ne nuk kemi qenë në vendet e punës, mirëpo vendi i punës është në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Por, është kryetari ai që ka marrë votat e qytetarëve, dhe ata i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët”, tha kryeministri.

“Jam i bindur që kemi bërë krejt që kemi mundur: i kemi shtyrë zgjedhjet, së dyti i kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato janë konsideruar legjitime dhe të drejta nga ndërkombtarët, që të gjithë e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve, së katërti e kemi pranuar të mos ketë triumfalizimi e feste për ato fitore. Edhe ceremonitë e betimit të zhvillohen në ndërtesa publike. MF i paguan njerëzit për punën që bëjnë. Struktura paralele ka Serbia, unë besoj gjithnjë e më të pafuqishme. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë në ato zyra, zyrat kanë qenë të braktisura, përveç që kandidatët e braktisën zgjedhjet, i braktisën edhe ndërtesat. Ata mbajn përgjegjësi për gjendjen e krijuar. Jo ne që duam të punojmë e marrim pjesë në zgjedhje. Unë besoj që kryetarët e komunave duhet të jenë në ndërtesat dhe zyrat e kryetarëve të komunave. Kemi nevojë për normalitet, republikë, demokraci, për komunë në funksion të qytetarëve”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Albin Kurti.

Lajme të ngjashme