Gjithçka sipas skriptës: Haxhiu ‘mur mbrojtës’ i Kurtit, sot i 36'i dështim i suksesshëm i VV-së - NACIONALE

Gjithçka sipas skriptës: Haxhiu ‘mur mbrojtës’ i Kurtit, sot i 36'i dështim i suksesshëm i VV-së

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Albulena Haxhiu sot për të 36 herën mur mbrojtës i Albin Kurtit.

Vetëvendosja s’ka shumicë parlametare dhe emrin e Albulena Haxhiut e ka gdhendur në gur.

Kjo që ajo të mos kalojë për kryetare të kuvendit, dhe rrjedhimisht të mos kalojë ‘stopwatch’-i kushtetues 15 ditësh mbi Albin Kurtin për të zgjedhur qeverinë.

Në ora 11:00 mblidhen deputetët për seancë konstitutive në çka s’pritet asgjë të ketë ndërruar.

Vetëvendosja nuk i ka votat dhe gjënë elementare: shumicën parlamentare.

Partitë ish-opozitare i kanë dhënë 40 emra të pranueshëm nga 48 deputetë sa i ka Vetëvendosje për kryetar të kuvendit.

Emri i Haxhiut mbetet.

Këtë javë, sipas burimeve, pritet që Gjykata Kushtetuese të del me Aktgjykim për çështjen e mocionit të futur nga Avni Dehari për votim të fshehtë, i cili gati se qe 30 herë dështon.

Tonet kanë nisur të ashpërsohen, dhe më së theksueshmi nga Ramush Haradinaj i AAK-së.

Haradinaj ka paralajmëruar edhe veprime ballafaquese ndaj ‘uzurpimit’ të vendit nga Albin Kurti.

Ky i fundit, antikushtetueshëm ushtron dy pushtete: ekzekutiv (si kryeministër në detyrë) dhe legjislativ (si dpeutet).

“Po i them seriozisht edhe atij (Kurtit) edhe asaj kandidatës (Haxhiu) mos e vazhdoni më kështu se nuk ka me ju shku më kështu, keni me ja pa sherrin edhe personalisht se nuk lejojmë me bë hajgare me vend pakufi, boll është boll”, tha ditë më parë Haradinaj.

Në anën tjetër, Kurti shprehet i paprekoupuar me gjendjen, duke thënë se Kosova “ka qeveri” dhe se çka mungon është veçse Kuvendi i Kosovës.

Tallja e madhe

“Konstatoj se ka kuorum”, e nis kryesuesi i seancës nga virtyti i moshës, Avni Dehari – “Nuk ka kuorum”, e përfundon ai me 100-e-kusur deputetë të pranishëm në sallë.

Vetëvendosja ka ofertë nga PDK se i ka 40 emra të votueshëm për kryetar kuvendi, përkatësisht të gjitë deputetët që s'kanë mbajtur post ministror gjatë mandatit të kaluar.

Nga AAK i kanë dhënë tri emra të votueshëm për ta: Glauk Konjufcën, Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Albulena Haxhiu në anën tjetër duke folur për media ka "lutur" që qëndresa e saj e përhershme nuk është "as këmbënglulje, as ambicie" e saj personale, por "vendim i partisë".

Kurti vazhdon të mos ketë marrëveshje politike me partitë politike dhe të mos deklarohte për gazetarë.

Kur deklarohet, thotë se "Kosova ka qeveri, në detyrë" dhe lë të kuptojë se do të vijojë të ushtrojë postin ekzekutiv krahas atij legjislativ - gjë shprehimisht e ndaluar në Kushtetutë të Kosovës.

Për më tepër në kundërshtim edhe me Ligjin për Qeverinë që e ka shkruar vet.

Memli Krasniqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës pretendon se mund t'i grumbullojë votat për një qeveri të ish-opozitës po qe se Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 19 vota për atë qeveri.

Lajme të ngjashme