Gazetat serbe nuk e harrojnë zakonin: Eskalojnë në propagandë të frymëzuar nga Vuçiqi
Situata e djeshme në veri ka kthyer sërish në skenë propagandën e shfrenuar serbe.
Media të financuara e ndikuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i kanë vërshuar ballinat e sotme të gazetave me gjuhë propagandistike.
Disa duke e quajtur “Kurtin terrorist”, e disa të tjera duke e akuzuar Kosovën për situatën e djeshme. Përderisa, nuk e zënë në gojë policin e vrarë Afrim Bunjaku.
Edhe në konferencën e djeshme ishte vetëm një gazetare e televizionit N1 që i doli kundër presidentit serb me disa pyetje.
Ai më pas e akuzoi se po ia mban anën Kosovës.
Gazetat serbe:




