Gati njëmijë persona aktiv me koronavirus në Kosovë
Kosova po vazhdon që të ballafaqohet me virusin Covid-19. Shifrat, ditëve të fundit kanë filluar që të bien, e po ashtu edhe numri i të hospitalizuarve në klinikat e QKUK-së e spitalet rajonale.
Por, janë me qindra raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Nga Ministria e Shëndetësisë me të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë njoftuar se të enjten e 10 marsit, vendi ka numëruar 812 raste aktive me Covid-19.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,123 persona.
Mirëpo, në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Megjithëkëtë, në QKUK vazhdojnë të jenë të shtrirë ende pacientë me Covid apo edhe që e kanë kaluar virusin, por që I njejti ka lënë pasoja në shëndetin e tyre.
Sipas SHSKUK-së, në QKUK e spitalet rajonale në Kosovë, janë 20 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Në anën tjetër, në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.
Ndërkohë gjendja në spitalet rajonale në Kosovë është si në vijim:
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 28 pacientë,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë,
Spitali i Pejës, 4 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 1 pacient,
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë. /Nacionale.com/