Franca e vë edhe një kusht për vizat, merr vesh Evropa e Lirë - NACIONALE

Franca e vë edhe një kusht për vizat, merr vesh Evropa e Lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çështja e liberalizimit të vizave ka futur në ankth mbarë kombin e Kosovës gjatë ditës së sotme, dhe disa informacione të fundit janë publikuar së fundi.

Sipas burimeve të Radio Evropës së Lirë, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është lidhur me “funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.”

ETIAS është akronimi për Sistemin e Autorizimit dhe Informacionit të Udhëtimeve në Evropë.

Sipas REL del se ky propozim i Francës është mbështetur edhe nga zyrtarë tjerë nga të paktën katër shtete evropiane, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

Kjo vjen pas shqetësimeve në lidhje me terrorizmin dhe krizën me emigrantë.

Bashkimi Evropian ka krijuar programin në fjalë për “të mbrojtur dhe fuqizuar kufijtë e saj”.

“Qëllimi kryesor i ETIAS për Evropën është të identifikojë kërcënimet e mundshme apo rreziqet e lidhura me vizitorë që udhëtojnë nga secili prej shteteve të Zonës së Schengenit.”

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën qysh më 2018, ndërkohë që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen urgjente të vizave edhe para disa muajve.

Çka është ETIAS-i?

ETIAS, sipas uebfaqes zyrtare të saj, është një sistem i informacionit dhe autorizimit të udhëtimit në Bashkimin Evropian.

Ky program është themeluar nga BE për të “mbrojtur dhe përforcuar kufijtë e saj”, me synim për të identifikuar kërcënimet e mundshme që lidhen me vizitorët nga vendet që janë pjesë e hapësirës Schengen.

"Autorizimi i udhëtimit ETIAS do të nevojitet për të hyrë në një vend anëtar të Shchengenit nga ajri, toka ose deti. Nga nëntori 2023, vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Evropë do të mund të regjistrohen në ETIAS. ETIAS do të bëhet një kërkesë e obligueshme për hyrje.", shkruhet në uebfaqen e ETIAS, transmeton Nacionale.

Tutje, në uebfaqe sqarohet se nëpërmjet këtij sistemi do të autorizohen për vizitë të gjithë personat që vijnë nga vendet e Schengenit e që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Vendet që përbëjnë këtë rajon specifik, pranojnë heqjen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera anëtare. Aktualisht ka më shumë se 50 vende që do të duhet të aplikojnë për heqjen e vizave ETIAS kur vizitojnë zonën Schengen. ETIAS mund të jetë i disponueshëm në më shumë vende në të ardhmen.”, shkruan tutje në faqen zyrtare të ETIAS-it.

Shpresat e mëdha

Ndryshe gjatë dy ditëve të fundit është diskutuar shumë në Kosovë për mundësinë e heqjes së liberalizimit të vizave për shtetin kosovar.

Madje, një mbledhje e rëndësishme është mbajtur sot në Këshillin e BE-së, e ku u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave.

Por, siç shkroi Nacionale, ky është vetëm njëri nga hapat e rëndësishëm për këtë çështje dhe deri në liberalizim të vizave për kosovarët mund të duhen edhe shtatë muaj. Natyrisht, nëse votohet në Këshill të Bashkimit Evropian.

Kohë më parë, në një përgjigje Demush Shasha, drejtor i EPIK-ut, vlerësoi se edhe nëse Këshilli i BE-së voton pro, atëherë, në bazë të praktikave, do të duhen edhe shtatë muaj që të liberalizohen vizat.

Njëjtë mendon edhe zonja Donika Emini, analist e njohëse e politikave të BE-së, që i tha Nacionales se përfundimi i procedurës mund të zgjatë deri në fillim ose në mes të vitit të ardhshëm.

Pastaj, në një postim Facebook, ajo shkroi se sot nuk do të votohet për liberalizim të vizave.

Ndërsa, Tulant Kryeziu, ish-zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, dje shkroi një status sqarues në lidhje me hapat që pasojnë pas takimit të grupit punues, duke shpjeguar procedurën e "komplikuar" për liberalizimin e vizave.

P ËR DITË S IM: Pak momente më parë, gazetarja nga Brukseli Xheraqina Tuhina ka mohuar që sot për sot Franca ka kushtëzuarKosovën për liberalizimin e vizave me programin ETIAS.

Lajme të ngjashme