"S’do të mbetet askush që ta vozisë Kurtin me xhipat e zi": Azemi mesazh Kurtit për 1 Maj - NACIONALE

"S’do të mbetet askush që ta vozisë Kurtin me xhipat e zi": Azemi mesazh Kurtit për 1 Maj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka pasur edhe një mesazh për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se zgjidhje për ta është liberalizimi i vizave, teksa ka thënë se nëse vazhdohet kështu, nuk do të ketë njerëz ta vozisin kryeministri Kurti.

Për të tjerët ndërtoi solitera, ne nuk kemi një racion ditor. Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk është bashë e lehtë, i shfrytëzon rezervat shtetërore, paguan deputetë që jetojnë në Prishtinë e paguan derivate, Kurti paguan njerëz nga 7000 euro nëpër ambasada tjera neve nuk na jep as 7 cent

“Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu Kurtin s'ka kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush”

Për tri vjet e gjysmë kemi 27 kërkesa zyrtare për takime, ai nuk vjen të bisedojë me ne.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme