Çka është vlerësimi kreditor sovran dhe çka kategoria "BB" me të cilën u vlerësua Kosova? - NACIONALE

Çka është vlerësimi kreditor sovran dhe çka kategoria "BB" me të cilën u vlerësua Kosova?

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Për herë të parë Kosova ka pranuar vlerësimin kreditor sovran. E Kosova në këtë vlerësim u rendit në katërgorinë “BB”. Për pushteti, vlerësimi është i jashtëzakonshme, ndërsa për njohësit e fushës së ekonomisë, ky vlerësim nuk është edhe për mburrje. Çka do të thotë vlerësimi kreditor dhe çka është kategoria “BB” me të cilën u vlerësua nga vendi ynë.

Kosova për herë të parë ka marrë vlerësimin kreditor. Agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings ka vlerësuar Kosovën me “BB”.

Vlerësimi kreditor është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare apo për t’i shlyer borxhet.

Kjo kategori nuk është më e mira e mundshme dhe për këtë gjë, njohësit e ekonomisë parashohin që të merret me rezerva.

Çka do të thotë kategoria “BB”?

Profesori i Ekonomisë, Ujkan Bajra ka shpejguar për Nacionalen se cilat janë kategoritë që bëhen për vlerësimin kreditor.

Ai ka thënë se janë vlerësimi - AAA, AA, A, BBB, BB, B – të cilat tregojnë rrezikun apo pasigurinë më të cilat ballafaqohen institucionet financiare të një vendi.

Bajra ka thënë se vlerësimi të cilin e mori Kosova – “BB” – do të thotë që institucionet financiare kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj rrezikut të falimentimit.

AAA, AA, A, BBB, BB, B, është vlerësimi që bëhet në raport me ndjeshmerinë ndaj rrezikut apo pasigurisë me të cilën ballafaqohen insitucionet financiare. Në rastin konkret: Vlerësimet 'BB' tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj rrezikut të falimentimit, veçanërisht në rastin e ndryshimeve të padëshirueshme në kushte biznesi/tregu ose ekonomike. P.sh 4 rreziqe merren për bazë: rreziku i tregut, kreditit, likuiditetit dhe operacional. Këto kategori të rrezikut shërbejnë si baza për të vlerësuar stabilitetin dhe aftësinë e një kompanie për të përmbushur detyrimet e saj financiare në të ardhmen.” – ka shpejguar ai.

Më tej, ai ka thënë se vlerësimi i Kosovës me kategorinë “BB” nuk është “diçka e arritur”.

A ka vend për mburrje, mendoj që me rezervë duhet marrë ketë, nuk është diçka e arritur, por nuk mund të kalohet në AAA pa kaluar fillimisht BBB.” – ka thënë ai për Nacionalen.

Ndërkohë, edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tashmë anëtarë i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se duhet të shqetësohemi për vlerësimin e Kosovës në kategorinë “BB”

Në gjuhën financiare, kur një kompani ose shtet vlerësohet me "BB", kjo do të thotë se ka një rrezik më të lartë për ata që japin para borxh për atë shtet ose kompani. Është si të thuash se dikush ka një histori jo shumë të mirë të pagesave, është borxhli i keq, prandaj kur ai merr borxh, ka më shumë gjasa të mos e paguajë atë borxh në kohë ose të mos e paguaj fare.” – ka shkruar ai në Facebook.

Pra, "BB" është si një notë një nxënësi në libreze. e që është notë më poshtë mesatares (nota 2-).” – ka thënë ndër të tjera ai.

Versioni i pushtetit

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, konkretisht, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vlerësimi është një arritje historike.

Ndërkaq, sipas Murati, nota BB, e pozicionon Kosovën më mirë se vendet e rajonit.

Vlerësimi në vetvete është arritje historike. Ndërkaq nota e vlerësimit ‘BB-‘ e pozicionon Kosovën shumë mirë në krahasim me vendet e rajonit, por edhe me ekonomi tjera të ngjashme.” – ka shkruar Murati në Facebook.

Lajme të ngjashme