Kurti takon tri nënkryetaret e komunave në veri: I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar nënkryetaret e komunës Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević.
Kurti ka thënë se pas takimeve që ka pasur në Berlin, e ka konsideruar që t’i takojë e përfaqësuesit serb të komunave veriore.
“Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.” – ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti ka thënë se nënkryetaret i kanë premtuar se do të përcjellin mesazhin te përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in për anëtarësimin në Këshllin e Evropës.
“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu.” – ka thënë Kurti.
Shkrimi i plotë:
Takim pune me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević. Kësaj radhe bashkë me ministrat Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi.
Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.
Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu.
Ky ishte bashkëbisedimi ynë i dytë në pak se dy javë. Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte, dhe për adresuar sfida e vështirësi.
U jam mirënjohës nënkryetareve Ađančić, Tomanić dhe Bogojević për punën e tyre të përditshme dhe kurajën për t'i shërbyer publikes dhe qytetarëve.