Brenda një javë rritet në mënyrë marramendëse çmimi i vezëve
Një nga produktet që ka përjetuar rritje mjaftë shumë në Kosovë janë vezët.
Sipas tabelës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cili përditesohet çdo ditë shihet se çmimet e 30 copëve të vezëve kanë shkuar në 4 euro e 49 centë, nga 4 euro e 29 centë sa ishte dy ditë më parë.
Ndryshe, Gazeta Nacionale edhe ditë më parë ka raportuar për të njëjtën gjë, ndonëse shihej se çmimi i tyre ishte 3 euro e 92 centë.
Siç ka raportuar gazeta Nacionale edhe më herët,qytetarët ankoheshin për rritje të çmimeve.
Ata thonin se kostoja e jetës për kosovarët është shtrenjtuar. Miranda Krasniqi, qytetare ka thënë se aktualisht rritja e çmimeve e ka vështirësuar mënyrën e jetesës. Si e vetmja e punësuar në familje, ajo e mendon gjerë e gjatë se si t’ia dalë mbanë nga muaji në muaj.
Zonja Krasniqi i rrëfeu gazetës Nacionale se me rrogën që ajo merr i kryen të gjitha shpenzimet e domosdoshme, përfshirë ndihmen ndaj familjes për nevoja elementare.
“Aktualisht jam e vetmja e punësuar në familje dhe se duhet përveç obligimeve të mija të ndihmojë edhe familjën për shkak se nuk kemi të ardhura të tjera momentalisht”, shprehet me gjysmë zëri ajo.