Fjalimi i presidentës Osmani në Samitin e Demokracisë: Asnjë fjalë për raportin e DASH-it dhe HRW-së - NACIONALE

Fjalimi i presidentës Osmani në Samitin e Demokracisë: Asnjë fjalë për raportin e DASH-it dhe HRW-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Dytë për Demokraci, i cili është organizuar të mërkurën virtualisht nga Shtëpia e Bardhë. Presidentja Osmani ka mbajtur një fjalim paraprak. Ajo ka përmendur disa progrese të Kosovës teksa ka “harruar” përmendjen e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit (DHASH) dhe raportin e Organizatës Human Rights Watch (HRW).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimi virtual në Samitin për Demokraci të organizuar nga presideniti i SHBA-ve, Joe Biden.

Fjalimi i Osmanit para të ftuarave të tjerë, kryesisht u fokusua në të arriturat e Kosovë në zhvillimin e demokracisë.

Osmani e ka thënë se Samiti i këtij viti për Demokraci ishte “vit i veprimit”, duke nënkuptuar se kanë punuar në zotimet që i ka përcaktuar vitin e kaluara.

Gjatë këtij fjalimi, presidentja Osmani ka përmendur raportin e Freedom House dhe të Transparency International.

Në këto dy raporte Kosova u rendit më mirë se vitin e kaluar.

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Jemi duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike.

Përpjekjet tona janë njohur në mbarë botën. Së bashku me miqtë tanë nga Republika Dominikane ne kemi bashkudhëhequr kohortën e Sundimit të Ligjit në kuadër të Samitit për Demokraci. Përveç kësaj, sipas Freedom House, Kosova në vitin 2022 është renditur si demokracia e tretë më e përmirësuar në botë, dhe në vetëm dy vite është ngritur për 20 vende më lart në indeksin antikorrupsion të Transparency International.” – ka thënë ajo.

Megjithatë, presidentja Osmani duket se ka “harruar” që të përmend edhe raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).

Raporti i DASH-it pati gjetje të tmerrshme për Kosovën. Korrupsioni që sipas Osmani u luftua, në raportin e DASH-it u theksua si problem “serioz”.

Raporti 40-faqësh i DASh-it për Kosovën e vitit 2022 e përmendi plot 21 herë fjalën korrupsion.

Çështje domethënëse të të drejtave të njeriut përfshijnë raportime të: korrupsionit serioz qeveritar dhe pandëshmueshmërisë...

“Shumë njerëz në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media kanë raportuar raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion apo që veprojnë me pandëshkueshmëri.” – thuhet tutje në raport.

Më tej, raporti gjeti edhe sulmet ndaj mediave.

Këtu duhet të kujtojmë sulmet e Prindon Sadriut, bashkëshorit të presidentës Osmani, që ishte përmendur në raporte për sulmet e linçimet e tij ndaj mediave.

Gjithashtu, Organizata Human Rights Watch (HRW) në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 në Kosovë kishte përmendur sulmet e Prindon Sadriut dhe shefi të kabinetit të Kurti, Luan Dalipi ndaj mediave.

Raporti i DASH-it gjeti se pushteti e grupe të tjera "provuan t'i intimidojnë" mediat.

Raportime kredibile ngulmuan që zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe religjioze provuan të intimidojnë përfaqësues të mediave,” – shkruhet mes tjerash në hyrje të këtij raporti.

Gazetarët kanë hasur në vështirësi në marrjen e informacioneve nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht ligjeve që ofrojnë qasje në dokumente publike.”

Në anën tjetër, opinonisti Halil Matoshi, në Facebook ka drejtuar disa pyetje presidentes Osmani pas fjalimit të saj.

Pyetjet e tij janë këto:

* A ka me folë për kercënimet e burrit të saj ndaj medias, të cilat i cilësi filiaala të krimit të organizuar?

* A ka me tregu njashtu se edhe shefi i stafit ë kryeministrit i ndërlidhi mediat me krimin e organizuar?

* A ka me citu raportin e Progresit 2021 dhe 2022 rreth këtyre sulmeve diskredituese ndaj medias:

* A ka përgjegje ajo pse simas raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë dhe numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022?

Lajme të ngjashme