Freedom House: Mjedisi mediatik në Kosovë pjesërisht i lirë - ndërhyrje nga politika e korrupsion
Ndërsa mediat online çdo ditë e më shumë po bëhen burim kryesor i lajmeve, një raport i Freedom House, e ka cilësuar mjedisin mediatik në Kosovë si, “pjesërisht të lirë”.
Bazuar në këtë raport, BBC shkruan se në krahasim me popullsinë e saj, Kosova ka një numër të madh të mediave, të cilave nuk u mjaftojnë të ardhurat nga reklamat për të gjeneruar fitim.
E ndërkohë që përshkruhet gjithë mjedisi mediatik në Kosovë, ku si media më e njohur cilësohet televizioni, BBC shkruan edhe për tregun e gazetave të shkruara që është në rënie dhe në përballje me konkurrencë të fortë nga interneti.
Referuar një raporti të Freedom House me qendër në ShBA, media britanike më tej shkruan se edhe pse Kushtetua mbron shprehjen e lirë, mediat në Kosovë ndikohen nga ndërhyrjet politike, korrupsioni e presioni financiar.
Sipas raportit, deri në korrik 2022 në Kosovë, kishte 1.69 milionë përdorues të internetit, duke përbërë 90% të popullsisë. Ndërkohë, i ndjekur nga YouTube, Facebook konsiderohet rrjeti social kryesor me 1.1 milionë përdorues.
