Krasniqi: Sulmi i VV-së ndaj Mustafës ishte për pushtet, sot vezët kundër Kurtit janë për ta ruajtur shtetin - NACIONALE

Krasniqi: Sulmi i VV-së ndaj Mustafës ishte për pushtet, sot vezët kundër Kurtit janë për ta ruajtur shtetin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka shpërndarë një video nga momenti kur ishte sulmuar ish-kryeministri Isa Mustafa nga partia Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi tha se VV-ja e sulmonte me vezë kryeministrin Isa Mustafa në seancën në të cilën kishte shkuar për t’u dhënë llogari deputetëve, ashtu siç duhet të jetë rëndom dhe siç ia cakton detyra.

Ndërsa ka shtuar se sulmet e VV-së kishin për qëllim pushtetin personal e partiak, ndërsa sot vezët e hedhura kundër tyre ishin kundër veprimeve të tyre, të cilat vullnetshëm shkelën Kushtetutën e Kosovës duke mos e mbajtur seancën në afatin e caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk bën të krahasohen vezët e hedhura nga Vetëvendosja si qëllim për pushtet personal e partiak, me vezët e hedhura kundër Vetëvendosjes që vullnetshëm e shkelën Kushtetutën e Kosovës mbrëmë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vetëvendosja i hidhte vezë një kryeministri, bash në ditën kur ai kishte ardhur t’u japë llogari deputetëve, ashtu siç ia cakton detyra e detyrimi.

Në anën tjetër, Albin Kurti me Vetëvendosjen sot kishin ardhur të na thoshin se ata s’i japin llogari askujt, as Kushtetutës së vendit të cilin deri dje e kanë udhëhequr e sot e mbajnë të uzurpuar.

Prandaj, jo.

Nuk është arsyetimi se ‘edhe Vetëvendosja ka hedhur vezë’, sepse Vetëvendosja vezët e hedhura i pati arsyetim për pushtet, e vezët e sotme janë arsye për ta ruajtur shtetin.”

Lajme të ngjashme