Fjalët e para të Samedin Ferajt pas dorëheqjes konfirmojnë ato të Sveçlës
Samedin Mehmeti tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës për (sic) “arsye morale dhe profesionale”. Ministër Sveçla ishte shprehur se kjo dorëheqje erdhi pas rastit të përdhunimit të 11 vjeçares nga ana e pesë personave në Prishtinë.
Por, çka tha z. Mehmeti pas shkarkimit?
Në një prononcim të shkurtër, Mehmeti konfirmoi fjalët e thëna nga ministri i Brendshëm Sveçla duke përmendur thjesht dhe vetëm “arsyet profesionale”.
“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje,” – u shpreh z. Mehmeti.
Në lidhje me rastin janë arrestuar të pesë të dyshuarit, në një reagim policor që besohet të ketë qenë ndër më të shpejtit e kësaj natyre përkundër dështimit që të merreshin më herët me recidivistin e përfshirë në rast, Ekrem Rexhepn.
Nacionale ka marrë disa informacione të tjera në lidhje me dorëheqjen e z. Mehmeti, dhe të cilat nuk japin arsyet që u thanë nga Sveçla dhe vetë i dorëhequri. Për to do të raportojmë në vazhdim.
