Ferati: S'është befasi gjendja në veri, krizat nxiten nga Beogradi - NACIONALE

Ferati: S'është befasi gjendja në veri, krizat nxiten nga Beogradi

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Sadri Ferati, politikan i njohur nga Mitrovica, e ish-deputet i Kuvend të Kosovës, ka folur për Nacionalen rreth zhvillimeve në veri.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është legjitim, ndërsa theksoi se nuk është aspak i befasuar nga reagimet e serbëve në veri.

“Është legjitime kjo që po bën Qeveria e Kosovës, të ushtroj sovranitetin në veri për çka nuk ka asnjë diskutim. Jemi në mbështetje dhe përkrahje të gjithë këtyre vendimeve”, deklaroi ai.

Madje ish-ministri nga radhët e LDK-së, theksoi se e gjithë ajo që po ndodh në veri ëhtë e nxitur nga Beogradi.

“Nuk jemi fare të befasuar me ketë situatë që po ndodh, ngase kjo nuk është hera e parë. Dhe kjo ndodh shumë shpesh, sepse serbët janë të nxitur, të përkrahur dhe të urdhëruar nga Beogradi që të prodhojnë situata krize sa herë që duhet të implementohet ndonjë vendim i Republikës së Kosovës”, shtoi tutje.

Ferati tregoi se gjatë ditës së sotme nuk janë dëgjuar sirenat dhe se situata mbi urën e Ibrit është e qetë.

Lajme të ngjashme