Rama i del në krah Kosovës: Qeveria ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet
Kryeministri i Shqipërise Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve të mbrëmshme në veri të vendit.
Ai gjatë konferencës të cilën e mbajti me homolugun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reciprocitetit.
Rama po ashtu i bëri thirrje presidencës serbe, që të mos justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës dhe t’i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje.
“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar”, tha Rama gjatë kësaj konference.