EPISODI II: Mirë se u ktheve në Kosovë kryeministër – vizita “turistike” e Albin Kurtit në SHBA
Vizita 17-ditore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ngjallur debat të madh. I pari i ekzekutivit u kritikua shumë për ditët e shumta që i kaloi në “tokën e premtuar”, ndërsa Kurti u lavdua me “gjatësinë” e vizitës së tij.
Episodi i dytë i “Ditarit të Buzhalës” i kushtohet pikërisht vizitës së Kurtit në SHBA. I titulluar “Mirë se u ktheve në Kosovë kryeministër – vizita “turistike” e Albin Kurtit në SHBA” trajton në detaje krejt vizitën e gjatë të kryeministrit Kurtit.
Gazetari Berat Buzhala në këtë episod ka komentuar vizitën e Kurtit, e cila u përshkrua nga varfëria e takimeve në nivel politik. Buzhala analizon mungesën e takimeve me ndonjë zyrtar të lartë amerikan të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë, duke e quajtur vizitën e Kurtit si “ekskursion”.
Krahas analizës politike, në këtë episod, nuk mungojnë as momentet sarkastike.
Shikim të këndshëm!