Ende në spital: Mësohet se kur shkoi presidentja në spitalin privat për operim - NACIONALE

Ende në spital: Mësohet se kur shkoi presidentja në spitalin privat për operim

3 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet ende në spital, pas një ndërhyrje kirurgjike të martën.

Sipas burimeve të Nacionales, presidentja ka arritur në spitalin privat “Aloka” prej mëngjesit të ditës së djeshme, 2 nëntor 2022.

Kjo nënkupton se presidentja e vendit është në spital tash e rreth 36 orë

Po ashtu, disa prej veturave mësohet se janë në ‘podrum’ të spitalit.

Burime të Nacionales, kanë bërë të ditur se Osmani mund të lirohet nga spitali sonte më vonë, ose mëngjesin e së premtes.

Po ashtu, mësohet se presidentja ka marrë disa vendime gjatë ditës së sotme.

Nacionale të martën mbrëma raportoi ekskluzivisht se presidentja e vendit është shtrirë në spital pas një intervenimi kirurgjik (heqja e tëmthit).

Nga Presidenca në një komunikatë veçse kishin lajmëruar se presidentja e vendit e kishte kaluar me sukses operimin. Po ashtu ata kishin thënë se ajo do ta niste punën gradualisht.

Pas raportimit, reagoi Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media konfirmuan se ajo ia ka bartur kompetencat dhe përgjegjësitë e presidentit, kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

"Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Sipas komunikatës gjithnjë, nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’u kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamentale për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme