E konfirmuar: Vjosa Osmani ia barti përgjegjësitë e Presidentes përkohshëm Glauk Konjufcës - NACIONALE

E konfirmuar: Vjosa Osmani ia barti përgjegjësitë e Presidentes përkohshëm Glauk Konjufcës

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Pas raportimeve të gazetes Nacionale se presidentja Osmani gjendet e shtrirë në spitalin Aloka në Prishtnë, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidencës përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Presidenca ka njoftuar gjithashtu se Osmani tashmë ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive tek kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”, thuhet në njoftim.

Aty nuk tregohet as se kur saktësisht është bërë operimi në fjalë. Megjithatë, tregohet se prej datës 3 nëntor Osmani do të rinis angazhimin publik në mënyrë graduale

“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, shkruhet në njoftimin e Zyrës së Presidentës në llogarinë e tyre në Facebook.

Lajme të ngjashme