Drejtori i Alokës hidhërohet me gazetaren e Nacionales kur pyetet për Presidenten: A e dini sa është ora?
Pak çaste më parë, Gazeta Nacionale raportoi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shtrirë në spitalin privat "Aloka" për t'u operuar.
Përderisa nga kabineti e mbajtën të fshehtë, redaksia telefonoi pronarin e spitalit, z.Halit Maloku.
Ky i fundit u hidhërua paksa me gazetaren, me ç'rast e pyeti: A e dini sa është ora?
Me insistimin e ekipit të Nacionales, insistim ky me të drejtë, ai nuk e mohoi se znj. Osmani është e shtrirë.
"A mundeni me na konfirmoi nëse Osmani është e shtrirë aty", vijoi pyetja e gazetarit, kurse Maloku s'e mohoi, duke u përgjigjur: Natën e mirë.
Kujtojmë se një ekip i Nacionales është duke qëndruar pranë zyrës së spitalit gjegjës, teksa më poshtë mund të shihni edhe disa nga fotot dhe videon.



