Ekstremistët serbë mbështesin Rusinë në Novi Sad dhe brohorasin parulla shoviniste kundër Kosovës - NACIONALE

Ekstremistët serbë mbështesin Rusinë në Novi Sad dhe brohorasin parulla shoviniste kundër Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjetra ekstremistë të djathtë dhe tifozë huliganë organizuan një tubim në qendër të Novi Sadit të shtunën mbrëma në mbështetje të agresionit rus kundër Ukrainës.

Demonstruesit janë parë me pankarta ku shkruhej "Vëllezër përgjithmonë" dhe duke mbajtur flamujt e Serbisë, Rusisë, si dhe flamurin bardh-verdhë-zi të Rusisë cariste.

Përveç parullave në mbështetje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, demonstruesit janë dëgjuar duke brohoritur parulla shoviniste e nacionaliste kundër Kosovës.

Nga sheshi i Lirisë ata janë drejtuar drejt ndërtesës së Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, ku kanë brohoritur parulla nënçmuese, ngase kjo parti kishte vendosur flamurin e Ukrainës në fillim të agresionit rus, i cili akoma po vazhdon edhe sot.

Demonstruesit kanë qëndruar për disa minuta në Sheshin e Lirisë dhe kanë ndezur disa pishtarë, ndërsa policia i ka penguar ata të afrohen tek godina ku ndodhet selia e LSV-së.

Lajme të ngjashme