Ekskluzive: Momenti i shpërthimit të bombë-shokut që dyshohet se u hodh në “Lagje të Boshnjakëve” (+18) - NACIONALE

Ekskluzive: Momenti i shpërthimit të bombë-shokut që dyshohet se u hodh në “Lagje të Boshnjakëve” (+18)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim i ri ka ndodhur në veri të Kosovës, më konkretisht te një udhëkryq në “Lagjën e Boshnjakëve”. Nacionale, ju sjell pamje ekskluzive nga ky shpërthim.

Mbrëmjen e së mërkurës, sipas dëshmive të banorëve, ka ndodhur një shpërthim tjetër në Mitrovicën e Veriut, ndonëse policia fillimisht mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje ekskluzive nga ky shpërthim, shpërthim ky që shqetësoi banorët e asaj zone.

Sipas informacioneve që dihen deri më tani dhe siç raportoi mediumi lokal “Mitropol”, dyshohet se një shok-bombë është hedhur pranë “Lagjes së Boshnjakëve”.

Nacionale ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili na tha se “s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka pasur zhurmë nga mjetet piroteknike”.

"Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike", na tha më herët ai.

Megjithatë nuk shkoi shumë kohë dhe policia demantoi veten. Përmes një komunikatë bëri të ditur se janë regjistruar dy bomba-shoku, ndërsa nuk raportohet për lëndime.

“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”.

Në anën tjetër, disa prej banorëve kanë treguar se si rrodhi e gjithë ngjarja.

Qytetarët që qëlluan në lagje gjatë momentit kritik i kanë thënë portalit Mitropol që vetura kishte qenë në lëvizje, teksa në një moment edhe e kishte lëshuar bombë-shokun.

"Incidenti ka ndodhur nga një veturë, e cila ndodhej në lëvizje. Erdhi nga veriu dhe e la një mjet shpërthyes (shih pamjet). Përveç policisë, në vendngjarje kanë dalë edhe karabinierët italianë, ku kanë qëndruar derisa janë kryer të gjitha ekzaminimet. Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, një grup i banorëve ka qenë në ngjarje. Numri i banorëve vërehet edhe tash, situata është e qetë", i ka thënë banorët e asaj pjese mediumit respektiv.

Analistit Dardan Gashi e ka komentuar situatën në Veri dhe ka thënë se ajo është vetëm duke u përkeqësuar.

Gashi në emisionin Debat Plus ka thënë se nuk ka pasur situatë më të keqe në Veri se kjo e fundit në 10 vitet e kaluara.

“Nuk kemi pasur këso situatash që 10 vjet, këto situata janë kriju prej një dëshire të flaktë të Kurtit dhe Sveçles, duke thënë që ne e kryejmë me dhunë integrimin. Ne e kemi dekosovovarizu komplet veriun, nuk kemi përfaqësim fare, nuk kemi institucione, polici. Dje kemi shkru një këshill normal me organizu e na kanë pritë me bomba”, ka deklaruar ai.

“Jemi ardhë prej një situatë ku kemi pasur paqe të brishtë, kur kemi pasur institucione, në një vend më të paqeverisshëm, ky është veriu, nuk ka ligj nuk ka institucione. E kemi pru një situatë që ka qenë e keqe në tmerr, kjo është meritë e kësaj qeverie”, ka vijuar ai.

Lajme të ngjashme