Tkurrja e fuqisë punëtore: Sfida afatgjatë që po e pret ekonominë e Kosovës - NACIONALE

Tkurrja e fuqisë punëtore: Sfida afatgjatë që po e pret ekonominë e Kosovës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kosova po pëson ndryshim të heshtur por dramatik demografik.

Regjistrimi i vitit 2024 dhe parashikimet e ASK-së deri më 2060 na projeksionojnë situatë aspak optimiste ku popullsia rezidente po bie, familjet po zvogëlohen dhe numri i të moshuarve po rritet.

Edhe skenari më optimist nuk e ndal rënien. Rënia e lindjeve, plakja, përqendrimi në pak qendra urbane dhe tkurrja e fuqisë punëtore po krijon realitet të ri për shkollat, pensionet, shëndetësinë, tregun e banesave dhe ekonominë.

Në vitin 2024 vendi kishte rreth 1.6 milion banorë rezidentë. Nëse vazhdojnë tendencat që Agjencia e Statistikave të Kosovës i konsideron më të mundshme, deri në fund të vitit 2060 kjo shifër do të zbresë në rreth 1.01 milion.

Skenari më i ulët e çon popullsinë në vetëm 769 mijë banorë; edhe skenari më i favorshëm e lë Kosovën me rreth 1.28 milion.

Pyetja që shtrojnë projeksionet nuk është nëse Kosova do të ketë më pak banorë. Të tri variantet japin të njëjtin drejtim. Pyetja është sa e shpejtë dhe sa e thellë do të jetë rënia.

Shoqëri më e vjetër — Preview

Kosova 2025–2060

Shoqëri më e vjetër

2036 Personat 65+ tejkalojnë fëmijët nën 15 vjeç
−36.3% Popullsia totale
−45.3% Mosha 15–64
+66.8% Popullsia 65+
Popullsia totale Varianti i mesëm
Shfletuesi juaj nuk e mbështet elementin canvas. Të dhënat janë të paraqitura në tabelën poshtë grafikut.
Grafiku po ngarkohet…

Rreth 576 mijë banorë më pak. Popullsia projektohet të bjerë nga 1.59 milion më 2025 në rreth 1.01 milion më 2060.

Të dhënat e grafikut
Viti Popullsia Ndryshimi nga 2025
20251 585 690
20301 526 363−3.7%
20401 377 491−13.1%
20501 199 215−24.4%
20601 009 947−36.3%

Burimi: ASK

Rënia ka filluar tashmë

Mes regjistrimeve të viteve 2011 dhe 2024, popullsia e Kosovës ra me rreth 178 mijë persona, ose 10%, kur përfshihen vlerësimet e ASK-së për katër komunat veriore.

Por ndryshimi më me rëndë nuk është vetëm numri i përgjithshëm, por përbërja e atyre që kanë mbetur.

Numri i fëmijëve nën 15 vjeç ra me 28.6%. Grupi 15–24 vjeç u tkurr me 23.6%. Në të njëjtën periudhë, popullsia 65–79 vjeç u rrit me 49.5%, ndërsa ajo 80 vjeç e më shumë me 69.4%.

Më 2011, gati 28% e popullsisë ishin fëmijë. Më 2024, pesha e tyre kishte rënë në 21.9%. Në të njëjtën kohë, pjesa e personave 65 vjeç e më shumë u rrit nga 6.7% në rreth 11%.

Kosova vazhdon të jetë më e re se shumica e vendeve evropiane, por kjo epërsi rezulton se po konsumohet me shpejtësi.

Sipas variantit të mesëm të ASK-së, në vitin 2036 numri i personave 65 vjeç e më shumë do ta tejkalojë për herë të parë numrin e fëmijëve nën 15 vjeç.

Më 2025, Kosova ka rreth 338 mijë fëmijë dhe 188 mijë persona 65+. Deri më 2060, numri i fëmijëve pritet të bjerë në vetëm 116 mijë, ndërsa numri i të moshuarve të rritet në mbi 313 mijë.

Në fund të periudhës do të ketë afërsisht 2.7 të moshuar për çdo fëmijë. Rreth 31% e popullsisë do të jetë 65 vjeç e më shumë dhe vetëm 11.5% nën 15 vjeç.

Ndryshimi do të jetë edhe më i madh te moshat më të shtyra. Grupi 85+ pritet të rritet nga rreth 9,400 persona në vitin 2024 në afërsisht 57 mijë më 2060.

Migrimi nuk është më i vetmi problem

Për vite të tëra, kriza demografike e Kosovës është përshkruar kryesisht si histori emigrimi. Edhe projeksionet e ASK-së e identifikojnë migrimin si faktorin dominues në fazën e parë.

Në vitin 2024 humbja neto nga migrimi vlerësohet rreth 21 mijë persona. Në variantin e mesëm, ajo pritet të ulet gradualisht në më pak se 11 mijë deri më 2060.

Por, paradoksalisht, rënia e popullsisë përshpejtohet.

Arsyeja rezulton se numri i lindjeve pritet të bjerë nga rreth 21,500 në më pak se 7,000 në vit. Numri vjetor i vdekjeve, ndërkohë, pritet të rritet nga rreth 10,100 në afërsisht 15 mijë.

Në fillim, Kosova humbet popullsi sepse më shumë njerëz largohen sesa kthehen. Më vonë, do të humbë popullsi edhe sepse do të ketë shumë më pak lindje se vdekje.

Norma e fertilitetit, sipas skenarit të mesëm, bie nga 1.92 lindje për grua në rreth 1.3 më 2060. Efekti shumëzohet nga tkurrja e numrit të grave në moshë riprodhuese. Edhe sikur fertiliteti të stabilizohej, baza e nënave të ardhshme do të ishte shumë më e vogël.

Nga 1.06 milion në vetëm 580 mijë persona në moshë pune

Ndryshimi më i madh ekonomik do të vijë nga tkurrja e popullsisë 15–64 vjeç.

Në vitin 2025 ky grup numëron rreth 1.06 milion persona. Deri më 2060, sipas variantit të mesëm, mbeten vetëm rreth 580 mijë - gati 480 mijë më pak.

Në të njëjtën periudhë, numri i personave 65+ rritet për rreth 126 mijë.

Më 2025 ka rreth 18 persona të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune. Më 2060 do të ketë rreth 54. Dhe këta 100 persona të moshës 15–64 nuk janë të gjithë të punësuar.

Regjistrimi i vitit 2024 tregon se vetëm 52.5% e popullsisë 25–64 vjeç merr pjesë në fuqinë punëtore. Te gratë, shkalla është 36.1%. Harta e punësimit e ASK-së tregon se vetëm 28.5% e grave 15–64 vjeç janë të punësuara.

Lajme të ngjashme