Ekipi i zyrës së Kosovës në Beograd niset për në Kralevë pasi tre policët e kidnapuar dalin sot para Gjykatës
Tre zyrtarë policorë të Kosovës që u kidnapuan nga policia e Serbisë në brezin kufitar në veri të vendit, do të dalin sot përsëri para gjykatës në Kralevë. Ata ishin kidnapuar më 14 qershor.
Ndërkohë, Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka bërë të ditur se janë nisur për në Kralevë të Serbisë.
Haxholli në Facebook ka thënë se tre policët duhet të lirohen menjëherë ose në të kundërtën “konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar”
“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!.” – ka shkruar Haxholli në Facebook.
Tre policët kishin daluar para gjykatës edhe më 16 qershor ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
