“Edhe ky është një kriminel lufte që s`e kanë kapur akoma”: Rama takon rastësisht Xhavit Halitin dhe tallet me Specialen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është tallur keq me Gjykatën Speciale.
Derisa ka realizuar një video për promovimin e një biznesi kosovar në Tiranë, kryeministri shqiptarë ka takuar deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe nder themeluesit e UÇK-së.
Në shaka Rama ka thënë se Haliti është një kriminel lufte që nuk është kapur akoma.
Duke u përshëndetur me Halitin, ai disa herë e ka përsëritur këtë fjali.
“Edhe ky është një kriminel lufte. Ky është një kriminel lufte që nuk e kanë kapur akoma. Kriminel lufte akoma i pa kapur”, ka thënë Rama, duke buzëqeshur.
Kjo shaka duket se i ka pëlqyer edhe deputetit Haliti, i cili ofrohet duke e përqafuar kryeministrin Rama.
Kryeministri Rama është e ka kritikuar vazhdimisht Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si të padrejtë.
Ai ka vizituar edhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.