Edhe Haxhiu sulmon Nacionalen: Unë i kam dhënë informacione Prokurorisë për këtë lajm, e pata për obligim - NACIONALE

Edhe Haxhiu sulmon Nacionalen: Unë i kam dhënë informacione Prokurorisë për këtë lajm, e pata për obligim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmet e pushtetit të Vetëvendosjes ndaj mediave, konkretisht ndaj Nacionales e Periskopit, nuk kanë të ndaluar. Pas raportimit skandaloz të RTK-së, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu ka bashkëngjitur këtij raportimi e sulmi, të cilin ajo tha se e ka dërguar në Prokurori. E këto deklarata skandaloze janë dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe jo vetëm.

Nuk është hera e parë, ndoshta nuk do të jetë as e fundit, që pushteti me kryeministrin, Albin Kurti, përdorë çdo mjet për të sulmuar mediet. Pasi përdori RTK-në për të sulmuar Nacionale, tash sulmet po i vazhdon ministrja e tij, Albulena Haxhiu.

Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ishte për intervistim në Prokurorinë Speciale, ajo pa e pyetur askush nga gazetarët pas përfundimit të intervistimit, u shpreh se e ka dorëzuar raportimin e mediumit boshnjak në Prokurori për hetim ndaj Nacionales e Periskopit që përmendet në këtë shkrim.

“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm.” – ka thënë fillimisht ajo.

Por ajo nuk u mjaftua me kaq. Pas kësaj, ajo ka vazhduar me sulmet duke thënë se duhet të kuptohet se kush financohet nga Serbia, teksa gazetën boshnjake që njihet për lajme të rreme e ngriti në piedistal.

Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë. Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm, që është publiku në RTK Live se është e rëndësishme të dijmë se kush financohet nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësi e imja të them se kush e ka përgatitur hulumtimin, e përditmshja atje kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata, prandaj u përket institucioneve të hetojnë më shumë, të hulumtojmë, e pata për obligim ato t’i foroj që i kam parë si ministre dhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës .” – ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, për këto deklarata, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të cilët mbetën të shokuar.

AGK ka thënë se deklarata e saj është skandaloze.

Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.” – thuhet në reagimin e tyre.

“AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.” – bëri thirrje AGK-ja.

Edhe analisti Ilir Mirena dhe pronari i Periskopit, reagoi ndaj ministres Haxhiu, duke ia përmendur disa dështime të saj.

Panike. Humbje kontrolli. Kallxoji ti prokurorise kush po t’i djeg provat e Astrit Deharit. Kallxoji ku jane te arratisurit e tjere nga burgu… Ke me i kallxu Prokurorise edhe shumeçka, por kadale kadale…” – ka shkruar Mirena në Facebook.

Ndryshe RTK-ja dhe deputetët e VV-së, e publikuan shkrimin e gazetës boshnjake. Në shkrimin e gazetës boshnjake nuk ofrohet as edhe një fakt, as edhe një provë. Por, akuzat janë të rënda. Nacionale dhe Periskopi etiketohen si dy media të cilat financohen nga Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq. Kjo akuzë brutale arsyetohet me një rresht: “bashkëbiseduesit tanë në Kosovë thanë se....”.

Lajme të ngjashme