Haxhiu: Prokurori më pyeti se çka kam menduar me “ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ka dhënë deklaratë dy ditë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka folur para mediave.
Ajo ka thënë se prokurori e ka pyetur për deklarimet e saj, për ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Por, Haxhiu është shprehur se ajo nuk ka thënë kështu asnjëherë.
“Është shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot, ndërlidhet si çka ke menduar ti me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Kjo është thashethemë, unë asnjëherë nuk kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Serbisë. Siç e dini me urdhër të PSRK, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore etj, etj. me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën por që ne e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon dhe siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizim policinë për ta marrë deklaratën time”, u shpreh Haxhiu, teksa tregoi edhe për rastin e dytë rreth dekoratës së saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, të cilat sipas saj janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia. – ka thënë Haxhiu.