Edhe ambasadori britanik në Serbi përmend modelin e Irlandës së Veriut: Do ta zgjidhte situatën Kosovë-Serbi - NACIONALE

Edhe ambasadori britanik në Serbi përmend modelin e Irlandës së Veriut: Do ta zgjidhte situatën Kosovë-Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Serbi, Edward Gerguson ka deklaruar se modeli i Irlandës së Veriut, do mund të ishte njëra nga zgjidhjet për situatën mes Kosovës e Serbisë.

Sipas “Kosovo-Online”, ambasadori ka thënë se duke marrë parasysh se vetë ai është nga Irlanda e Veriut, mund të konfirmojë që marrëveshja e vitit 1997 ka ndikuar për mirë te të gjitha komunitetet.

“Nuk mendoj që z.Peach deshi të thtoë që është një model i thjeshtë për të zgjidhur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por ai sigurisht tregoi që me vullnet politik dhe me një qasje kreative, është e mundur që të zgjidhen edhe mosmarrëveshjet më komplekse që kanë të bëjnë me sovranitetin e identitetin.” – ka thënë ai.

Tutje, ambasadori ka përmendur Irlandën Veriore:

“I gjithë procesi ishte i drejtuar nga lart-poshtë dhe "nga poshtë-lart". OJQ-të, veçanërisht ato të grave, luajtën një rol kyç në inkurajimin e marrëveshjes dhe sigurimin që nga marrëveshja e paqes të përfitonin njerëzit e zakonshëm, jo ​​vetëm udhëheqësit politikë. Për sa i përket situatës në Ballkan, lajmi i mirë është se Beogradi dhe Prishtina ranë dakord për atë që duhet bërë vitin e kaluar në Ohër”.

Çka kishte thënë emisari britanik?

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach javë më parë e ka përmendur zgjidhjen e problemit të Irlandës së Veriut, apo “Marrëveshjen e Belfastit”, si opsion për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Kjo [Marrëveshja e Belfastit] është një mësim i mirë për pajtim. Ka të bëjë me koncesione, me negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut.”kishte thënë ai.

Ndryshe, Marrëveshja e Belfastit, që njihet edhe si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, kishte zgjidhur rastin mes palëve kundërshtare në rastin e Irlandës së Veriut.

Lajme të ngjashme