“E pashmangshme”: AAK-ja dhe OVL e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas përgjimeve të Kusarit - NACIONALE

“E pashmangshme”: AAK-ja dhe OVL e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas përgjimeve të Kusarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka botuar sot vazhdimin e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku, mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik. E këto deklarata, kanë dhezur debatin për protesta.

I pari që foli për protesta ishte Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, vëllain e të cilit, pra Ramush Haradinaj, Kusari e akuzoi për fryerjen e listave gjatë bisedës me Simiqin. Haradinaj, ka paralajmëruar protesta ndaj përmbajtjes së bisedave në biseden mes dy deputetëve.

“Duket se me apo pa koordinim, protestat janë të pashmangshme.” - ka shkruar Haradinaj.

E idënë për protestë e ka shpërfaqur edhe Organizata e Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, se protestat janë të pashmangshme. Tutje, Klinaku shkroi se për kohën dhe formën e protestës do të njoftojnë me kohë opinionin publik.

“Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë.” – shkroi ai.

Pak a shumë, njëjtë shkroi edhe analisti Vehbi Kajtazi, i cili e përmendi edhe nevojën e protestës, ose më saktë të “mbushjes së shesheve të Prishtinës” me luftëtarë të UÇK-së, pas deklaratave të Kusarit në lidhje me veterantët e UÇK-së.

“Nese sheshet e Prishtines nuk mbushen me luftetare te UÇK-se, atehere e bajshin me shnet perçmimin e Mimoza Kusarit.” – shkroi z. Kajtazi, ndërsa më vonë shkroi edhe termin protestë.

Reagimet e tjera

Ndër të parët që reagoi ishte Bekim Haxhiu, që u apostrofua nga Kusari-Lila në mënyrë pezhorative gjatë bisedës me Simiqin. Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Albin dhe Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folët shqip?!”

Tutje, Haxhiu shkroi se VV-ja shkojnë të Radojçiqi pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna.

“LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna...!!!” – ka shkruar Haxhiu.

Ndërsa Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, i reagoi Kusari-Lilës pasi ajo e akuzoi Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së. Haradinaj shkroi shkurt se “Turpi ka emër!”.

Fatmir Humolli, deputet i revoltuar i VV-së, shkroi se s’kanë qenë në dijeni për koordinim të VV me Listën Serbe, teksa ka shtuar se në rastin e Veteranëve, Lista Serbe ka votuar në mënyrë unike sikurse Vetëvendosje.

“S’kam qenë në dijeni, dhe besoj që s’ka pas dijeni ndonjë prej deputetëve. Me përjashtim që është pa se Lista Serbe në mënyrë unike ka votuar sikur Vetëvendosje kundër veteranëve të luftës. Kanë hy në sallë, si është kry votimi Lista Serbe kanë dalë jashtë”, ka thënë Humolli.

Tutje, ai ka thënë se veprimet e Kusari-Lilës, kanë dëmtuar interesin kombëtar të Kosovës.

“Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk çojnë peshë shumë, sesa veprimi, veprim që ka qenë i dëmshëm për çështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshëm edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar”, ka shtuar tutje.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, shkroi se ka thënë se përgjigjet e zbuluan të vërtetën e VV-së dhe se çfarë ata mendojnë për vendin dhe për ata që kontribuan në çlirimin e vendit.

“Përgjimet e zbuluan të vërtetën e VV-së dhe çfarë mendojnë ata për vendin dhe për ata që kontribuan në çlirimin e vendit, që ne sot të jemi të lirë.” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme