Humolli për përgjimet: Në dëm të interesit kombëtar, Lista Serbe ka votuar si VV për veteranët
Deputeti, Fatmir Humolli, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.
Humolli, i cili ka qenë pjesë e grupit parlamentar të VV, thotë se s’kanë qenë në dijeni për koordinim të VV me Listën Serbe, teksa ka shtuar se në rastin e Veteranëve, Lista Serbe ka votuar në mënyrë unike sikurse Vetëvendosje.
“S’kam qenë në dijeni, dhe besoj që s’ka pas dijeni ndonjë prej deputetëve. Me përjashtim që është pa se Lista Serbe në mënyrë unike ka votuar sikur Vetëvendosje kundër veteranëve të luftës. Kanë hy në sallë, si është kry votimi Lista Serbe kanë dalë jashtë”, ka thënë Humolli.
Tutje, ai ka thënë se veprimet e Kusari-Lilës, kanë dëmtuar interesin kombëtar të Kosovës.
“Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk çojnë peshë shumë, sesa veprimi, veprim që ka qenë i dëmshëm për çështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshëm edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar”, ka shtuar tutje.
Humolli ka treguar se çka e ka befasuar më së shumti nga gjithë kjo histori mosvotimi.
“Një veprim për mue që s’ka qenë befasi që voton Lista Serbe. Për mua ka qenë befasi për naivitetin e bashkëluftëtarëve të mi, që kanë qenë në grupin e VV dhe pjesa e të ish-burgosurve politik brenda VV-së”, ka potencuar tutje.
