Milan Radojçiq e sfidon shtetin e Kosovës: Jam këtu, nuk zmbrapsem - NACIONALE

Milan Radojçiq e sfidon shtetin e Kosovës: Jam këtu, nuk zmbrapsem

1 vit më parë

nga Mirlind Behluli

Zyrtarisht është në kërkim nga shteti i Kosovës. Megjithatë, Milan Radojçiq po qëndron në Kosovë. Dhe pa asnjë frikë për kapjen nga Policia, ai ka postuar një video në të cilën tregon se rikthyer në atë që ai e quan “Kosovë e Metohi”. Pra, shteti i Kosovës për të tretën herë bjen nga provimi për të kapur Radojçiqin.

Në një video të postuar në Youtube, ai ka thënë se nuk ka më kthim prapa dhe se nuk do të zbrapset më.

Në video mesazhin 32 sekondësh, nënkryetari i Listës Serbe ka theksuar se terrori kundër popullit serb po fillon.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.

Nënkryetari i Listës Serbe është njëri i “fortë” i krimit. Për këtë, ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më shumë, Radojçiq, është edhe në kërkim për rastin e Brezovicës, ky dyshohet nga Prokuroria e Ferizajt për krim frikësim të dëshmitarëve.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, kohë më parë e kishte konfirmuar për media se Radojçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”.

“Radoiçiq dyshohet për ‘frikësim gjatë procedurës penale’, pasi i njëjti dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë. Ka tentuar t’i frikësojë që të mos dëshmojnë”, tha prokurori Maloku.

Radojçiq ishte dyshuar edhe për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç, për të cilën gjë Policia e Kosovës kishte lëshuar edhe urdhërarrest për nënkryetarin e Listës Serbe.

Për të njëjtin urdhërarrest Prokuroria Speciale e kishte tërhjekur për shkak se nuk kishte arritur ta kapte Radojçiqin.

“Gjykata më datë 19.02.2021 e ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit nga Prokuroria Speciale të datës 19.02.2021 me arsyetimin se duke u bazuar në të dhënat e raportit të Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave tjera penale dhe fakti se që nga koha e lëshimit të urdhër-arrestit të parë, nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre”, thuhej në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

LAJMI NË PËRDITËSIM

Lajme të ngjashme