E konfirmon Agim Aliu - një nga viktimat e aksidentit në Koshare ishte punonjës i Komunës së Ferizajt
Një nga viktimat e aksidentit tragjik në Koshare të Ferizajt ishte punonjës i komunës, gjegjësisht departamentit të Bujqësisë.
Këtë e konfirmoi i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar para pak çastesh.
Ai pohoi se ky është një lajm i kobshëm për mbarë komunën që drejton, teksa ngushëlloi familjet e viktimave, përfshirë ata nga Komuna e Shtimes.
Më poshtë edhe telegrami i plotë.
Lajmin për vdekjen e katër viktimave e kishte konfirmuar për Nacionalen edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.” – tha ai.
