Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti në Ferizaj është e datëlindjes 1996
Përveç katër viktimave nga aksidenti i rëndë që ngjau në Koshare të Ferizajt, edhe dy persona të tjerë janë të lënduar rëndë.
Këtë e ka konfirmuar Prokurori i rastit, Besnik Nuredini i cli ka konfirmuar se të katër viktimat kanë qenë në një veturë, kurse nga vetura tjetër dy të lënduar rëndë, që tashmë janë transportuar në QKUK.
“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, tha Nuredini për Dukagjinin.
Në anën tjetër, nga Zyra për Informim në QKUK, kanë bërë të ditur se gjendja e gruas së lindur më 1996 është e rëndë.
“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Shpend Fazliut.
