Raportohet se Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj - NACIONALE

Raportohet se Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj.

Kështu të paktën ka raportuar Klan Kosova, që duke u thirrur në burime pranë takimeve, ka njoftuar se përfaqësuesit ndërkombëtarë kishin një kërkesë specifike.

Kjo kërkesë nënkupton shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj.

Veç kësaj, ka pasur raportime në media se një tjetër kërkesë ka qenë që i njëjti vendim të shtyhet për katër muaj, por që Gazeta Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë asnjërin raportim.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Escobar, është deklaruar pas takimeve që pati sot në Kosovë, me kryeministrin Kurti si dhe me krerët e partive opozitare.

Escobar, pas takimit ka thënë se krerët e institucioneve dhe opozita e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën kur pritet të nisë zbatimi i masës së reciprocitetit.

Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Kujtojmë gjithashtu se të dy emisarët, përveç me kryeministrin Kurti janë takuar edhe me krerët opozitarë.

Dy ditët e fundit ishin goxha dinamike në vendin tonë, kjo pas zbarkimit të Lajçakut e Escobarit.

Secili prej tyre po bën maksimumin që t'i bindin palët, kosovare dhe atë serbe që t'i ulin kërkesat dhe të arrijnë një marrëveshje para datës 1 shtator, dita kur edhe pritet fillimi i zbatimit të reciprocitetit.

Ajo që duhet potencuar me patjetër është fakti se këto zhvillime erdhën si pasojë e mosarritjes së marrëveshjes më 18 gusht në Bruksel, kurse ky takim derivoi nga 31 korriku, saktësisht data kur serbët vendosën barrikada, si formë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin mbi targa dhe letërnjoftime të përkohshme.

Lajme të ngjashme