Profesori amerikan: 90% e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime të Kosovës - pse po bëhet kaq e madhe? - NACIONALE

Profesori amerikan: 90% e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime të Kosovës - pse po bëhet kaq e madhe?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish diplomati dhe profesori i njohur amerikan, Edward P. Joseph, ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në dialog që prekin temën e 1 shtatorit dhe afatit për reciprocitetin në letërnjoftime dhe në targa.

Ai është shprehur se “kriza” nuk ka të bëjë me njohjen implicite të Kosovës nga ana e Serbisë, duke cituar për këtë çështje edhe fjalët e z. Besnik Bislimi (Zëvendëskryeministër) kur kishte thënë se ishte i gatshëm të përfshinte në marrëveshje edhe deklaratën “Kjo nuk nënkupton që Serbia njeh Kosovën.”

Joseph ka thënë edhe se 90% e serbëve të Kosovës kanë tashmë dokumente të lëshuara nga Kosova, dhe se nuk e kupton pse kjo u bë çështje kaq e madhe.

“Greqia nuk e njeh Kosovën, e megjithatë pranon targat RKS dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo është provë tjetër se kjo nuk përbën “krizë sovranitetin”. – është shprehur z. Joseph.

Ai i ka bërë thirrje presidentit serb Vuçiq që ta ndihmojë Kosovën për t’ju bashkuar Këshillit të Evropës nëse “është i shqetësuar për të siguruar të drejta për serbët e Kosovës”.

Profesori amerikan, megjithatë, ka përmendur edhe obligimin e Kosovës për të zbatuar “Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe” sipas Kushtetutës së Kosovës.

Më poshtë keni gjithë atë që ka thënë z. Joseph në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme